Llapi dje ka shënuar një triumf të madh duke arritur të kualifikohet në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës, shkruan Demokracia.com.
Skuadra llapjane eliminoi njëri nga konkurrentët më të fortë në këtë garë, Ballkanit. Ndeshja ishte e fortë dhe nuk solli asnjë gol duke u mbyllur me rezultat 0:0.
Ishin penalltitë ato që përcaktuan fituesin, derisa ky epiteti takoi Llapit.Padyshim më meritori ishte portieri kroat i Llapit, Marjan Çoric i ardhur gjatë këtij afati kalimtar.
Ai priti penalltinë vendimtare të gjuajtur nga kapiteni i Ballkanit, Visar Berisha.
Llapi sot përmes një postimi në “Facebook” ka kujtuar hedhjen e portierit duke e cilësuar atë si hero të skuadrës. /Demokracia.com