Sport
Llapi kujton fitoren e parë në Superligë, ndodhi para gjashtë viteve
Demokracia
09:10 | 22 Shtator 2021

Share:

“Saktësisht plotë gjashtë vite nga fitorja e parë e Llapit në Superligë si vendas. Edhe në atë edicion skuadra e Llapit ndeshjet i zhvillonte në stadiumin e Merdares, pasi stadiumi “Zahir Pajaziti” ishte në renovim, sikurse këtë edicion”, ky është njoftimi i FC Llapit në “Facebook” e cila kujton ndeshjen e parë në Superligë pas një kohe të gjatë mungese në elitën e futbollit.

Ajo ndeshje i takonte datës së 20 shtatorit 2015 ku Llapi e kishte mposhtur Drenicën me rezultat 2:1 dhe golat e fitores i kishte realizuar Benjamin Emini (45+3′ dhe 51′), shkruan Demokracia.com.

Nga ajo ndeshje deri në mbylljen e edicionit vjeshtor, Llapi kishte arritur 7 fitore, 2 barazime e vetëm një disfatë duke u shpallur kampion vjeshtor i atij edicioni.

Vlen të ceket se edhe atë edicion deri në përballjen me Drenicën, skuadra e Llapit nuk kishte rezultate të mira. 1 fitore, 1 barazim e 3 humbje ishte bilanci i bardhekaltërve në atë edicion.

“A do të jetë ndeshja me Drenicën kthesa e rezultateve pozitive mbetet të mësohet të shtunën nga ora 15:00 në stadiumin e Merdares!”, ka shkuar KF Llapi. /Demokracia.com

Të ngjashme