Sport
Llapi kryen stërvitjen e fundit, gati për sfidën e nesërme përballë Dritës
Demokracia
17:47 | 27 Gusht 2021

Share:

Llapi do ta ketë një ndeshje shumë të vështirë nesër ku do të ndeshet me Dritën në kuadër të javës së dytë në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com.

Llapjanët që befasuan në takimin e parë duke barazuar me Ulpianën në fushën e vetë, do të mundohet ta befasojë Dritën në Gjilan dhe në këtë mënyrë ta rikthej besimin tek skuadra.

Llapi sot ka kryer stërvitjen e fundit në Merdare dhe atmosfera në kampin llapjan duket e mirë.

”Gati për nesër

Grupi i futbollistëve është i plotë dhe nën urdhëratë dhe detyrat e shtabit teknik janë duke zhvilluar seancën e fundit stërvitore para duelit të nesërm të vlefshëm për javën 2 të Superligës në udhëtim tek Drita. Disa nga momentet e stërvitjes që po mbahet në Merdare”, ka shkruar KF Llapi në Facebook. /Demokracia.com

Të ngjashme