Llapi ka reaguar sërish në lidhje me ndarjen e drejtësisë së gjyqtarit, Mentor Ajeti në takimin kundër Gjilanit.
Llapi pësoi disfatë 2-1 ndaj Gjilanit, me këta të fundit që përmbysën rezultatin në fraksionin e dytë të lojës, shkruan Demokracia.com.
Tahir Batatina, trajneri i Llapit e kishte akuzuar Mentor Ajetin se kishte ndikuar direkt në rezultat me vendime e tij në favor të Gjilanit.
Klubi llapjan ka reaguar përsëri sot përmes faqes zyrtare ku kanë krahasuar atë me gjyqtarin turk, Cuneyt Cakir i cili pretendohet se me vendimet e tij ka ndikuar në rezultatin e ndeshjes Milan – Atletico Madrid (1:2).
Postimi i plotë i Llapit (pa ndërhyrje):
“Suspendohet nga garat ndërkombëtare gjyqtari truk, Cuneyt Cakir për gabimet e tij që ndikuan direkt në rezultatin e ndeshjes Milan – Atletico Madrid
Por a duhet të veprohet njësoj edhe me gjyqtarin e ndeshjes Gjilani – Llapi, Mentor Ajeti i cili ua mbajti anën vendasve kur rezultati ishte 0:1 në të mirë të ekipit tonë dhe një anshmëria e tij ndikoi direkt në rezultatin final të ndeshjes!
Presim nga FFK të marrë veprimet e duhura për gjyqtarin Mentor Ajeti”. /Demokracia.com