Sport
Llapi ia shtyn festën Ballkanit, ndahen pikët në “Zahir Pajaziti”
Demokracia
17:06 | 01 Maj 2022

Share:

Llapi e ka ndalur me barazim liderin Ballkanin në kuadër të javës së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Dy skuadrat kanë ndarë pikët pasi luajtën 1:1 gjatë 90 minutave në stadiumin “Zahir Pajaziti”, raporton Demokracia.com.

Ermal Krasniqi në minutën e 15-të të takimit zhbllokoi rezultatin në të mirë të Ballkanit.

Megjithatë, shifrat u barazuan në pjesën e dytë. Kastriot Selmani realizoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 62-të.

Kësisoj, festa e titullit për Ballkanin është shtyrë për javën tjetër.

Ballkani ka 70 pikë në vendin e parë, kurse Llapi ka 54 pikë në pozitën e katërt./Demokracia.com/

Të ngjashme