Sport
Llapi i nis me fitore ndeshjet miqësore, e mund skuadrën e Ligës së Parë
Demokracia
15:06 | 11 Janar 2023

Share:

Llapi e ka fituar ndeshjen e parë miqësore të aranzhuar në vazhdën e përgatitjeve për stinorin pranveror.

Skuadra nga Podujeva ka triumfuar 2:3 ndaj Ulpianës në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, shkruan Demokracia.com.

Albion Kurtaj në minutën e 21-të, Drilon Fazliu në të 38-tën minutë dhe autogoli i Gërbeshit në minutën e 59-të vulosën fitoren e ekipit të drejtuar nga Tahir Batatina.

Llapi e nis stinorin pranveror nga pozita e gjashtë, ndërsa ka grumbulluar 20 pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme