Sport
Llapi i mbyll përgatitjet në Ohër me humbje nga Laçi në miqësore
Demokracia
20:09 | 28 Qershor 2022

Share:

Skuadra e Llapit ka pësuar humbje në ndeshjen e fundit miqësore në kuadër të përgatitjeve në Ohër të Maqedonisë së Veriut nga Laçi i Shqipërisë.

“Bardhekaltrit” e drejtuar nga trajneri Tahir Batatina kanë humbur 0:2 nga ekipi elitar shqiptar, shkruan Demokracia.com.

Laçi triumfoi me nga një gol për secilën pjesë kundër llapjanëve.

Faqja zyrtare e Llapit ka njoftuar se pas mbarimit të kësaj sfide kontrolluese, ekipi mbyll fazën përgatitore dhe do niset për në Kosovë.

Llapi në fillim të muajit korrik do të luajë kundër Buducnostit të Podgoricës në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës./Demokracia.com/

Të ngjashme