Sport
Llapi i dhuron topin e ndeshjes Blerim Krasniqit, futbollistit që realizoi “het-trik” – Gjilani përshëndet veprimin
Demokracia
19:43 | 11 Maj 2022

Share:

Klubi i Llapit pas ndeshjes kundër Gjilanit ka mbetur me një top më pak. “Fajtor” për këtë është sulmuesi i Gjilanit, Blerim Krasniqi që realizoi “het-trik” në takimin në Podujevë.

Gjilani triumfoi 2:4 në udhëtim te Llapi në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Blerim Krasniqi ishte “heroi” i Gjilanit që realizoi tre gola, ndonëse “gisht” pati edhe mesfushori Besar Musolli që kompletoi tri asistime, raporton Demokracia.com.

Siç e ka zakoni edhe në kampionatet më të mëdha të futbollit në Evropë, futbollisti që arrin të regjistrojë “het-trik” brenda një ndeshjeje, i takon të marrë me vete edhe topin më të cilin është luajtur ajo sfidë.

Llapi ia ka dhuruar topin e ndeshjes Blerim Krasniqit, veprim i cili është përshëndetur edhe nga klubi i SC Gjilanit.

“Hat-trick me asistime nga Besar Musolli në ndeshjen Llapi 2:4 Gjilani (08.05.2022). Hat-trick me gola nga Blerim Krasniqi në ndeshjen Llapi 2:4 Gjilani (08.05.2022). Falenderim publik për K.F. Llapi që dhuroi topin zyrtar për golashënuesin e trefishtë të ndeshjes”, thuhet në faqen zyrtare të klubit “kuqebardhë”./Demokracia.com/

Të ngjashme