Sport
Llapi i “blindon” shtatë yjet e skuadrës me kontrata të reja
Demokracia
16:01 | 15 Qershor 2021

Share:

Klubi i Futbollit Llapi ka njoftuar se ka rinovuar kontratën me shtatë yjet e skuadrës edhe për një vit.

Bujar Idrizi, Benjamin Emini, Arbnor Ramadani, Elvis Prençi, Ardit Peposhi, Kushtrim Shabani dhe Edon Zeqiri janë lojtarët që kanë firmosur kontratën e re të “bardhekaltërve”, shkruan Demokracia.com.

“Sot kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratave me shtatë futbollistët kyç të skuadrës në vitet e fundit, sidomos në edicionin që lamë pas, të cilët kontribuan në suksesin e skuadrës me rastin e fitimit të Kupës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e KF Llapit.

Klubi llapjan ka vlerësuar lartë kontributin e lojtarëve në fjalë në edicionin e kaluar me ç’rast edhe arritën suksesin më të madh në histori të klubit, duke u stolisur me trofeun e Kupës së Kosovës.

Llapi ditën e sotme ka mësuar edhe kundërshtarin e saj në raundin e parë të Ligës së Konferencës në garat evropiane.

FC Shkupi, skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut do të jenë rivalët e Llapit në këtë rreth. /Demokracia.com

Të ngjashme