Sport
Llapi hap “kuletën”, Batatina zbulon premion për lojtarët në rast të triumfit kundër Prishtinës
Demokracia
20:56 | 06 Prill 2021

Share:

Të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale në kuadër të Kupës së Kosovës në futboll.

Vëmendja kryesor padyshim do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, pasi përballen Prishtina dhe Llapit, shkruan Demokracia.com.

Llapi, skuadra që është në kërkim të Kupës tash e disa vite udhëton në ndeshjen e parë për rezultat pozitiv.

Madje, për të motivuar lojtarët para ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka premtuar premio prej 500 euro lojtarëve për të triumfuar ndaj të besuarve të Zekirija Ramadanit.

Batatina një gjë të tillë e ka konfirmuar për televizionin Kanal10.

Kjo përballje fillon nga ora 15:00, derisa ndeshja tjetër e kësaj faze është edhe ajo ndërmjet Istogut dhe Dukagjinit. /Demokracia.com

 

Të ngjashme