Sport
Llapi – Ulpiana ndeshje spektakolare, vendoset çmimi i biletave
Demokracia
17:18 | 11 Shkurt 2022

Share:

Skuadra e Llapit këtë të diele rikthehet në stadiumi e saj “Zahir Pajaziti” ku do të bëjë edhe ingurimin e fushës së re, shkruan Demokracia.com.

Llapjanët larguan barin artificial për ta zëvendësuar atë me bari natyral dhe kjo gjë do të shënohet me një ceremoni. Drejtuesit e Llapit tashmë kanë dhënë detaje për këtë takim si dhe kanë njoftuar për çmimin e biletave për tifozët.

Njoftimi i Llapit

Klubi Futbollistik ????? njofton opinionin dhe tifozët llapjanë se ndeshja e vlefshme për javën e 19 të BKT Superligës ndërmjet K.F. Llapi dhe K.F. Ulpiana, do të zhvillohet të dielën më 13 shkurt nga ora 13:30 në stadiumin “????? ????????” në Podujevë.

Inagurimi i fushës së re natyrale nga zyrtarët e klubit tonë dhe atyre të FFK-së, do bëhet ditën e ndeshjes nga ora 13:00.

Klubi njofton se biletat e ndeshjes do hedhen në tregun e shitjes ditën e ndeshjes, tre orë para ndeshjes, në dy biletaritë nga sektori i perëndimit dhe sektori i veriut.

Çmimet e biletave për ndeshjen ndërmjet K.F. Llapi dhe K.F. Ulpiana do të jenë si në vijim:

– Sektori i perëndimit, çmimi i biletës: 3 Euro;

– Sektori i jugut, çmimi i biletës: 2 Euro;

– Sektori i veriut, çmimi i biletës: 2 Euro.

Në fotografinë e mëposhtme ndiqni udhëzimet për hyrje në sektoret e hapura për ta parë ndeshjen. /Demokracia.com

Të ngjashme