Sport
Llapi gëzon futbollistët dhe stafin për festat e fundvitit
Demokracia
15:59 | 30 Dhjetor 2021

Share:

Kryesia e Llapit me në krye presidentin, Beqir Batatina i kanë gëzuar futbollistët dhe stafin teknik për festat e fundvitit. Për shkak të festave, futbollistët dhe stafi i Llapit kanë marrë pagat më herët seç duhej.

Shtatë ditë pa përfunduar muaji dhjetor, pra me datën 24, Llapi ka ekzekutuar pagat për lojtarët dhe stafin.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i klubit llapjan, Petrit Miftari në një prononcim për Demokracia.com.

Miftari ka konfirmuar se presidenti i klubit, Beqir Batatina ka udhëtuar nga Zvicra në Kosovë për festa dhe se ka kryer pagesat në mënyrë që lojtarët dhe stafi i klubit t’i presin ato me “kuletën plotë”.

Pagat për futbollistët dhe stafin e Llapit për shkak të festave të fundvitit janë ekzekutuar më 24 dhjetor. Për këtë e falënderojmë kryesinë e klubit me në krye presidentin, Beqir Batatina, i cili ka ardhur enkas nga Zvicra për festat e fundvitit dhe i ka kryer të gjitha pagat”, ka thënë zëdhënësi i Llapit, Petrit Miftari të enjten për Demokracia.com.

Llapi që bën gara në Superligën e Kosovës në futboll njihet si klub që nuk ka probleme me financa dhe se obligimet ndaj futbollistëve dhe stafit i kryejnë me kohë.

“Bardhekaltrit” ndodhen në pozitën e katërt pas stinorit vjeshtor në elitën e futbollit kosovar me 29 pikë, gjashtë më pak se lideri, Gjilani./Demokracia.com/

Të ngjashme