Sport
Llapi fitues i Superkupës Kosovë-Diasporë
Demokracia
16:10 | 26 Tetor 2021

Share:

Ka përfunduar ndeshja e Superkupës Kosovë-Diasporë, ndërmjet Llapit dhe Kosova Dusseldorf.

Skuadra e Batatinës ka shënuar fitore me rezultat 2:0, kësisoj duke u shpallur fituese e këtij trofeu.

Me nga dy gola në të dyja pjesët, Llapi arriti të siguronte fitoren. Golin e parë për bardhekaltrit e realizoi Drilon Fazliu në minutën e tetë të ndeshjes, pas asistimit të Benjamin Eminit.

Goli i dytë erdhi në minutat shtesë, kur Benjamini Emini realizoi nga pika e bardhë në minutën e 94-të.

Kjo ndeshje është organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, Llapi është fitues i Kupës së Kosovës në futboll, ndërsa Kosova Dusseldorf është fitues i Kupës së Diasporës. /Demokracia.com

Të ngjashme