Sport
Llapi fiton ndeshjen e parë ndaj Drenicës në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës
Demokracia
17:12 | 10 Prill 2025

Share:

Llapi ka fituar ndaj Drenicës me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Llapjanët e nisën më mirë ndeshjen duke krijuar raste para portës së Drenicës. 

Kjo iu shpërblye në minutën e 30-të, kur Arbër Bytyqi shënoi për 1-0, për epërsinë e llapjanëve. 

Pas tre minutash, një harkim i Arbnor Ramadanit u devijua nga mbrojtësi i Drenicës, Antonio Marku, për të përfunduar në rrjetë për 2-0. 

Pjesa e parë nuk është se solli më shumë, ndërsa në të dytën të dy skuadrat kishin rastet e tyre, por pa sukses. 

Llapi merr fitore në ndeshjen e parë, duke bërë një hap të madh drejt finales

Të ngjashme