Sport
Llapi fiton edhe miqësoren tjetër nën ndriçimin e reflektorëve, golat i shënojnë transferimet e verës
Demokracia
21:23 | 27 Korrik 2022

Share:

Llapi ka shënuar një tjetër fitore në ndeshje kontrolluese nën ndriçimin e reflektorëve në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Fituesit e Kupës së Kosovës triumfuan edhe ndaj ekipit të A&N me rezultat 2:0, shkruan Demokracia.com.

Golat për llapjanët u realizuan në pjesën e dytë nga lojtarët që erdhën në afatin kalimtar të verës.

Serinë e golave e hapi Trimror Selimi në minutën e 63-të, ndërsa e dyfishoi në të 87-tën minutë Sokol Kiqina.

Para pak ditësh, Llapi fitoi në të njëjtin stadium edhe miqësoren ndaj Dukagjinit me rezultat 4:1./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024