Sport
Llapi feston përvjetorin e 90-të të themelimit
Demokracia
15:04 | 05 Korrik 2022

Share:

Sot është një ditë historike për klubin nga Podujeva, Llapi.

Klubi llapjan sot feston 90 vjetorin e themelimit.

Llapi gjatë këtyre viteve ka kaluar në shumë sfida, duke arritur tashmë në një nivel tjetër të organizimit dhe funksionimit si klub.

“Falenderojmë gjithë ata që kontribuan që KF Llapi të jetë këtu ku është sot, por një falenderim të veçantë për pronarët e klubit, vëllezërit Batatina që e bënë klubin model të organizimit dhe funksionimit, gjersa ia kthyen qytetit të Podujevës edhe trofetë”, thuhet në njoftimin e klubit në “Facebook”.

Dy Kupa të Kosovës dhe një Superkupë erdhën për 90 vjetorin e klubit.

Të ngjashme