Sport
Llapi e nis me fitore në “Zahir Pajaziti”, e mund pastër Ulpianën
Demokracia
15:30 | 13 Shkurt 2022

Share:

Llapi ka shënuar fitore në “Zahir Pajazitin” e rinovuar në ndeshjen e parë në stinorin pranveror në Superligën e Kosovës.

“Bardhekaltrit” nga Podujeva fituan 2:0 kundër Ulpianës, raporton Demokracia.com.

Pjesa e parë ishte kryesisht e qetë nga dy skuadrat dhe kësisoj fraksioni i parë u mbyll 0:0.

Mërgim Pefqeli në minutën e 53-të kaloi Llapin në avantazh me një gol të bukur me kokë.

Dhjetë minuta më vonë, golin e dytë për llapjanët e realizoi Qlirim Avdulli në portën e tij gabimisht.

Llapi me këtë fitore ngritet në kuotën e 32 pikëve në tabelë, ndërsa pozicionohet në vendin e katërt.

Ulpiana në taborin tjetër ka 18 pikë në vendin e parafundit./Demokracia.com/

Të ngjashme