Sport
Llapi e mund në garë klubin shqiptar për futbollistin ferizajas, zyrtarizimi pritet në fundjavë
Demokracia
19:46 | 31 Maj 2022

Share:

Llapi është shumë afër të bëj “goditjen” e madhe të merkatos së verës, në prag të ndeshjeve evropiane, raporton Demokracia.com.

Fituesit e Kupës së Kosovës për të dytin vit radhazi janë afër nënshkrimit me futbollistin ferizajas, Albion Kurtaj.

Demokracia.com nga burimet e saj ka mësuar se palët do të takohen të mërkurën (nesër) për të kompletuar detajet e fundit të marrëveshjes.

Pritet që marrëveshja të finalizohet dhe njëkohësisht zyrtarizimi të ndodhë në fundjavë.

Për futbollistin Kurtaj që shkëlqeu me fanellën e Ferizajt ishin të interesuara edhe disa skuadra të tjera, megjithatë oferta e Llapit duket të jetë më joshëse.

Llapi në garë për Kurtajn pritet ta mund skuadrën shqiptare të Laçit, ndërsa në betejë ishte edhe Gjilani, por “kuqebardhët” tanimë kanë hequr dorë.

Kurtaj ishte ndër lojtarët më të mirë të Ferizajt, skuadrës që është inkuadruar në elitën e futbollit kosovar jo shumë kohë më parë./Demokracia.com/

Të ngjashme