Sport
Llapi e mposhti lehtësisht Shkëndijën në miqësore
Demokracia
21:24 | 06 Gusht 2021

Share:

Në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, Llapi sot ka zhvilluar edhe një tjetër ndeshje miqësore.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina u takua me Shkëndijen e Hajvalisë.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin e Merdares, teksa fitore shënuan llapjanët me rezultatin 3-0.

Francisco Rivera shkëlqeu në këtë ndeshje me një gol dhe dy asistime.

Dy golat tjerë u shënuan nga Drilon Fazliu dhe Adem Maliqi. /Demokracia.com

Të ngjashme