Dy skuadrat që ende nuk e kanë shijuar fitoren në elitën e futbollit kosovar, Dukagjini e Llapi të cilat edhe qëndrojnë në fund të renditjes tabelore, nesër e kërkojnë fitoren e parë, shkruan Demokracia.com.
Llapi para tifozëve të vetë e pret Drenicën, dhe nuk do ta ketë aspak lehtë, derisa Dukagjini do të jetë mysafirë i Ulpianës, skuadër kjo që javën e kaluar e befasoi Gjilanin duke e mposhtur me rezultat 2:3.
Këto dy ndeshje njëherësh edhe janë të vetmet e ditës së shtunë dhe luhen nga ora 15:00, derisa takimet tjera luhet të dielën e ku vëmendja do të jetë te superderbi Drita – Gjilani që luhet në “Fadil Vokrri”. /Demokracia.com