Sport
Llapi do të zhvendoset në Antalia për përgatitjet e pjesës së dytë të edicionit
Demokracia
18:30 | 20 Dhjetor 2021

Share:

Skuadra e Llapit do t’i vazhdojë përgatitjet për pjesën e dytë të edicionit në Superligë në Antalia të Turqisë.

Klubi “bardhekaltër” njofton se fazën e parë përgatitore prej datës 5 janar skuadra do ta filloj në Podujevë deri më 20 janar, shkruan Demokracia.com.

Ndërkaq një ditë më vonë, pra më 21 janar, Llapi do të zhvendoset në qytetin bregdetar turk, në Antalia.

Llapi gjatë qëndrimit në tokën turke do të zhvillojë edhe disa ndeshje kontrolluese.

Qyteti i Antalias është ndër më të preferuarat e disa skuadrave kosovare të cilat në vazhdimësi, pothuajse çdo vit udhëtojnë drejt qytetit bregdetar për të vazhduar me përgatitje.

Kushtet e favorshme për punë dhe kushtet klimatike janë disa nga faktorët që shtyjnë klubet kosovare të marrin këtë vendim.

Ndryshe, krahas Llapit edhe Prishtina sot njoftoi se fazën përgatitore në janar do ta vazhdojë në Antalia. /Demokracia.com/

Të ngjashme