Sport
Llapi dhe Gjilani nisin sonte aventurën evropiane në Ligën e Konferencës
Demokracia
09:14 | 07 Korrik 2022

Share:

Llapi dhe Gjilani, dy skuadrat nga Superliga e Kosovës do ta nisin sonte aventurën evropiane.

Llapi si fitues i Kupës së Kosovës do të luajë në rrethin e parë eliminator të Ligës së Konferencës.

Skuadra që drejtohet nga Tahir Batatina do të përballet me Buducnostin në Podgoricë.

Ndeshja në fjalë do të luhet nga ora 20:30 në “Stadion Pod Goricom”.

Nga ana tjetër, Gjilani do të përballet me Liepajan në kryeqytet.

Në rrethin e parë eliminator të Ligës së Konferencës, Gjilani e pret skuadrën nga Letonia në “Fadil Vokrri”.

Kjo sfidë luhet nga ora 20:00./Demokracia.com/

Të ngjashme