Sport
Llapi dhe Drita, dy kundërshtarët tjerë të Ballkanit në miqësoret e Ohrit
Demokracia
15:41 | 22 Qershor 2022

Share:

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani ka njoftuar për kundërshtarët në ndeshje miqësore në kuadër të fazës përgatitore në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

“Portokallezinjtë” sot (e mërkurë) do të sfidohen me Llapin, fituesin e Kupës së Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Drita, klubi gjilanas është kundërshtari tjetër i skuadrës së Ilir Dajës në ndeshje kontrolluese në Ohër. Ballkani dhe Drita do të përballen më 26 qershor.

Skuadra suharekase po qëndron në Ohër tash e disa ditë për të kryer fazën përgatitore para ndeshjes të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve kundër Zalgiris./Demokracia.com/

Të ngjashme