Sport
Llapi – Buducnost dhe Liepaja – Gjilani, këto skuadra i favorizojnë kuotat e basteve
Demokracia
10:42 | 14 Korrik 2022

Share:

Llapi dhe Gjilani zhvillojnë sot ndeshjet e kthimit në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Fituesit e Kupës së Kosovës, Llapi në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00 synon përmbysjen e rezultatit ndaj Buducnostit të Podgoricës, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja e parë në kryeqendrën malazeze u mbyll 2:0 për malazezët, teksa sot në praninë e mijëra tifozëve Llapi shpreson në “mrekulli” për ta siguruar biletën tutje.

Skuadra nga kryeqyteti i Malit të Zi llogaritet favorite kundër Llapit, sipas kompanisë së basteve “bet365.com”.

Kuota për fitoren e Llapit është 3.00, barazimi 3.25 teksa për triumfin e Buducnostit kuota është 2.37.

Katër orë më herët, Gjilani luan ndeshjen kundër Liepajës në Letoni.

“Skifterat” edhe me barazim do të kualifikoheshin tutje, ngase rezultati ishte 1:0 në favor të tyre në Prishtinë.

Liepaja llogaritet favorite e madhe në këtë sfidë, duke u llogaritur kouta e fitores së saj 1.61, barazimi 3.75, kurse për triumfin e Gjilanit kuota është 5.50./Demokracia.com/

Të ngjashme