Sport
Llapi aranzhon miqësore me skuadrën e Ligës së Parë
Demokracia
20:10 | 21 Shtator 2022

Share:

Skuadrat kosovare do ta shfrytëzojnë pauzën e ndeshjeve të Kombëtareve për të zhvilluar ndeshje miqësore.

Një të tillë e ka aranzhuar Llapi me skuadrën e Ligës së Parë, Fushë Kosovën.

Ndeshja do të luhet të dielën më 25 shtator në Stadiumin “Zahir Pajaziti” nga ora 14:00.

Llapi nuk e ka nisur mjaft mirë edicionin e ri në elitën e futbollit kosovar, por me fitoren e fundit në derbi ndaj Gjilanit synon këndelljen në vazhdimsinë e kampionatit.

Të ngjashme