Lajme
Lladrovci viziton Nasim Haradinajn: Uroj të kthehen edhe çlirimtarët tjerë që po mbahen padrejtësisht në Hagë
Demokracia
17:56 | 17 Dhjetor 2023

Share:

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorët e tij ka shkuar në Gllogjan për t’i uruar mirëseradhje Nasim Haradinajt pas lirimit nga Haga.

Me anë të një postimi në Facebook, ai uroi që të lirohen edhe çlirimtarët e tjerë që siç thotë ai, ndodhen padrejtësisht në Hagë.

“Disa familje atdhetare që nuk iu kanë frikësuar as burgjeve, torturave e as plumbave të okupatorit gjatë një shekulli, vazhdojnë të paguajnë çmimin e angazhimit dhe përkushtimit atdhetar.Edhe sot i kemi të freskëta qëndrimet e Nasimit në opinion dhe para Gjyqit në Hagë, andaj, nuk ishte çudi se ajo kthjelltësi qëndrimi dhe angazhimi të mos mbetet e pavërejtshme nga ata që çlirimin tonë nuk e kishin prioritet.”, shkroi Lladrovci.

“Sot, Nasimit i uruam kthim të mbarë dhe shëndet me dëshirat më të mira që të kthehen edhe çlirimtarët tjerë që ndodhën padrejtësisht në Hagë.”, shtoi ai.

Ndër të tjera, ai u shpreh se do t’i kujtojmë me nderim kontribuuesit ndër gjenerata dhe familjen Haradinaj.

“Historia na ka dhënë të drejtë për ta fituar lirinë, andaj, sot e gjithmonë do t’i kujtojmë me nderim kontribuuesit ndër gjenerata dhe familjen e madhe Haradinaj!”, përfundoi ai.

Të ngjashme