Lajme
Lladrovci uron Pavarësinë e ShBA-së: Vlerë aktuale si asnjë herë më parë!
Demokracia
20:55 | 04 Korrik 2022

Share:

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar institucionet, shtetasit amerikanë dhe liridashësit, me rastin e 4 Korrikut, Ditën e Pavarësisë së ShBA-së.

Pavarësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbetet udhërrëfyes për vlerat unike që e bëjnë një komb të madh e të lirë, vlera aktuale si asnjë herë më parë, njëherësh si garanci e lirisë, barazisë dhe demokracisë, të kombit shqiptar dhe Republikës së Kosovës, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Institucioneve, shtetasve amerikanë dhe të gjithë liridashësve, ua uroj Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Katër Korriku është ditë e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ditë kur kujtojmë përkushtimin dhe sakrificën për liri të kombit të madh amerikan. Kjo ditë frymëzoi popuj e kombe të luftojnë për çlirim, ashtu siç ne gjetëm frymëzim dhe inkurajim në rrugën tonë për liri, rrugën tonë për çlirim.

Pavarësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbetet udhërrëfyes për vlerat unike që e bëjnë një komb të madh e të lirë, vlera aktuale si asnjë herë më parë, njëherësh si garanci e lirisë, barazisë dhe demokracisë, të kombit shqiptar dhe Republikës së Kosovës.

Gëzuar Dita e Pavarësisë ShBA!

Të ngjashme