Lajme
Lladrovci takon ish kongresmenin Weller: Amerika është shpresa dhe porta e vetme për popujt e shtypur
Demokracia
21:24 | 23 Maj 2022

Share:

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar ish kongresmenin republikan nga Illinios, mik i dy ish presidentëve amerikan, Bush, z. Jerry Weller.

Lladrovci ka shkruar se “Kosova dhe kombi shqiptar, nga ish Presidenti Wilson e deri sot, gjen përkrahjen dhe mbrojtësin më të sigurt dhe pa hile për lirinë dhe ekzistencën e vet”.

Postimi i Lladrovcit në rrjetin social:

Si çdo herë i mirëseardhur në Republikën e Kosovës, ish kongresmeni republikan nga Illinois, miku i dy ish Presidentëve Bush, z. Jerry Weller.
Amerika, si dje, si sot, është shpresa dhe porta e vetme për popujt e shtypur.

Kosova dhe kombi shqiptar, nga ish Presidenti Wilson e deri sot, gjen përkrahjen dhe mbrojtësin më të sigurt dhe pa hile për lirinë dhe ekzistencën e vet.

Faleminderit për takimin miku im Jerry Weller. Ne jemi të bekuar me miqësinë Tuaj!

Të ngjashme