Lajme
Lladrovci pret mysafir në shtëpi Dr. Gil Feiler, profesorin dhe ekonomistin e njohur izraelit
Demokracia
22:35 | 20 Mars 2023

Share:

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në shtëpi, profesorin e njohur nga Izraeli, Gil Feiler, të cilit ia ka dhuruar librin kushtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcit, “Përjetësia e dyfishtë”.

Postimi i Lladrovcit në rrjetin social:

Me kënaqësi, sonte prita mysafir në shtëpi, Prof. Dr. Gil Feiler, profesor në universitetin e Tel Avivit, ekspert në lëmin e Biznesit dhe Ekonomisë. Me këtë rast, në shenjë respekti, ia dhurova librin e Bedri Islamit, kushtuar heroit e heroinës, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, “Përjetësia e dyfishtë”. Faleminderit Prof. Feiler, na keni nderuar me vizitën Tuaj. Respekt!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ramiz Lladrovci (@rlladrovci)

Të ngjashme