Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjatë qëndrimit në Hiroshima, ku mori pjesë në aktivitetet përkujtimore kushtuar viktimave të bombës atomike të hedhur 79 vjet më parë, bashkë me ambasadorin Sabri Kiçmari, kryetarin e Istogut, Ilir Feratin dhe anëtarët e Presidencës, Bekim Kupina dhe Dora Musën, u pritën nga kryetari i Hiroshimës, Kazumi Matsui.
“Ftesën e kryetarit Matsui që të bëhemi anëtarë të Komunave për Paqe (Mayors for Peace), ku ai ishte Kryetar, e mirëpritëm me konsideratë dhe nderim për neve dhe për shtetin tonë”, ka shkruar Lladrovci.
Shkrimi i plotë i Lladrovcit në rrjetin social: