Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Supreme për çështjen e shkollave në Kamenicë, duke përgëzuar ish kryetarin Qëndron Kastrati.
“Andaj, urime për fitoren e radhës në betejë me të drejtën, me të ligjshmen dhe me interesin më të mirë të fëmijëve”, ka shkruar Lladrovci.
Reagimi i plotë i Lladrovcit, pa ndërhyrje:
Reflektimi në raport me përgjegjësitë është vlerë, vlerë të cilen jo çdo kush e ka.
Sinonim i reflektimit në raport me përgjegjësine jeni Ju, miku im Qendron.
Andaj, urime për fitoren e radhës në betejë me të drejtën, me të ligjshmen dhe me interesin më të mirë të fëmijëve.
Në rastet kur para përgjegjësisë që ka pozita vendoset popullizmi, atëherë del joserioz e ndonjëherë edhe qesharak.
Fat që shteti ynë ka organe që të tillëve ua tregojnë vendin.