Lajme
Lladrovci përkujton tre dëshmorët, Enver e Shani Morina dhe Sahit Shala
Demokracia
16:19 | 31 Janar 2021

Share:

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore e tre dëshmorëve, Enver Morina, Shani Morina dhe Sahit Shala, në 31-vjetorin e rënies së tyre.

Lladrovci, ka vlerësuar sakrificën e tre dëshmorëve të lirisë, të cilët me një grup të qytetarëve nga Drenasi, kishin kundërshtuar lirinë e kufizuar nga forcat serbe dhe nuk ishin pajtuar me regjimet e ashpra që ishin instaluar në Kosovë nga forcat okupatore të fund shekullit 20-të, shkruan Demokracia.com

“Më 31 Janar të vitit 1990 tek vendi i ashtuquajtur “të rampa”, në demonstratat e organizuara nga shumë qytetarë të Komunës së Drenasit, forcat serbe vranë Enver e Shani Morina dhe Sahit Shalën, ndërsa plagosën 27 protestues të tjerë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Përkujtohen tre dëshmorët, Enver e Shani Morina dhe Sahit Shala

Më rastin e shënimit të 31 vjetorit të rënies së tre dëshmorëve, Enver Morina, Shani Morina dhe Sahit Shala, të rënë në demonstratat e vitit 1990, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtor, familjar të të rënëve dhe shumë qytetarë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta në vendin e rënies së tyre, ku është edhe pllaka përkujtimore.

Kryetari Lladrovci, ka vlerësuar sakrificën e tre dëshmorëve të lirisë, të cilët me një grup të qytetarëve nga Drenasit, kishin kundërshtuar lirinë e kufizuar nga forcat serbe dhe nuk ishin pajtuar me regjimet e ashpra që ishin instaluar në Kosovë nga forcat okupatore të fund shekullit 20-të.

Më 31 Janar të vitit 1990 tek vendi i ashtuquajtur “të rampa”, në demonstratat e organizuara nga shumë qytetarë të Komunës së Drenasit, forcat serbe vranë Enver e Shani Morina dhe Sahit Shalën, ndërsa plagosën 27 protestues të tjerë./Demokracia.com/

Të ngjashme