Lajme
Lladrovci përgëzon Gjeneralmajor Irfete Spahiu, Inspektore gjenerale e FSK-së
Demokracia
12:51 | 27 Maj 2022

Share:

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përgëzuar emërimin Inspektore gjenerale të FSK-së dhe gradimin Gjeneral major të Irfete Spahiut, duke e vlerësuar si akt të fuqizimit të shtetit.

“Trashëgimia historike e gruas shqiptare ndër shekuj, është e çmuar. Gratë, kanë qenë krah i fuqishëm dhe i pandashëm i çdo suksesi të shtetit dhe kombit tonë.Dëshmia më e mirë ishte lufta jonë çlirimtare dhe heroina Xhevë Krasniqi Lladrovci. Sot, kësaj trashëgimie i shtohet gradimi dhe emërimi i Irfete Spahiut, Gjeneral major njëherësh Inspektore Gjenerale e FSK-së”, ka shkraur Lladrovci.

Postimi i plotë i Lladrovcit në Facebook:

Trashëgimia historike e gruas shqiptare ndër shekuj, është e çmuar. Gratë, kanë qenë krah i fuqishëm dhe i pandashëm i çdo suksesi të shtetit dhe kombit tonë.

Dëshmia më e mirë ishte lufta jonë çlirimtare dhe heroina Xhevë Krasniqi Lladrovci.

Sot, kësaj trashëgimie i shtohet gradimi dhe emërimi i Irfete Spahiut, Gjeneral major njëherësh Inspektore Gjenerale e FSK-së.

Ky emërim nga ana e presidentes Vjosa Osmani, ia shton vlerën edhe të kaluarës, edhe të ardhmes tonë, në funksion të fuqizimit të Republikës së Kosovës.

Suksese Gjeneral majore Irfete Spahiu!

Të ngjashme