Lajme
Lladrovci përgëzon Arton Kocën kampionin ballkanik në bodybuilding nga Drenasi
Demokracia
12:29 | 13 Qershor 2021

Share:

Në Rumani është mbajtur Kampionati Ballkanik në Bodybuilding, ku nga Drenasi mori pjesë Arton Koca i cili u shpall kampion ballkanik në kategorinë e tij.

Këtë sukses të madh të sportistit nga Drenasi e ka përshëndetur kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci.

“Kur e prita në takim Artonin në fund të prillit për ta uruar si kampion gjithëkombëtar, ia shpreha nderimin për suksesin e madh dhe përgëzova për përgatitjet e tij për garën ballkanike në Rumani. Ai ia doli të realizonte zotimin”, ka shkruar Lladrovci në fb.

Postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:

Në garën ballkanike për bodybuilding, në Rumani, Arton Koca zuri vendin e parë në kategorinë 90 kg.

Kur e prita në takim Artonin në fund të prillit për ta uruar si kampion gjithëkombëtar, ia shpreha nderimin për suksesin e madh dhe përgëzova për përgatitjet e tij për garën ballkanike në Rumani. Ai ia doli të realizonte zotimin.

Urime Arton! Përkushtimi juaj shembullor solli suksesin. Urime kampion i Ballkanit!

Drenasi, Drenica dhe Kosova krenar me suksesin Tuaj!

https://www.facebook.com/rlladrovci/posts/10223706621487571

Të ngjashme