Lajme
Lladrovci përgëzon Agim Ademin pas rizgjedhjes në krye të FFK-së
Demokracia
13:14 | 06 Prill 2022

Share:

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përgëzuar kryetarin e deritashëm Agim Ademin për rizgjedhjen në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës, duke vlerësuar punën e madhe dhe suksesit të futbollit të Kosovës.

Lladrovci ka uruar Ademin të realizojë synimet e tij për “arritje sa më të mira të futbollit tonë në skenën ndërkombëtare, të fuqizimit të ekipeve, të shkollave të futbollit, të futbollistëve të rinj, të ngritjes së infrastrukturës dhe kulturës në stadiumet tona”.

Postimi i Lladrovcit, pa ndërhyrje:

Në Kuvendin e sotëm zgjedhor të FFK-së, Agim Ademi, është rizgjedhur kryetar me votat e 43 delegatëve nga 58 sa i ka gjithsejtë Kuvendi.

Përgëzoj kryetarin Agim Ademi për mandatin e ri! Futbolli i vendit tonë ka arritje të mëdha nën udhëheqjen e tij dhe presim të ketë edhe më shumë suksese gjatë mandatit të ardhshëm.

Uroj të realizojë synimet miku im, Agim, për arritje sa më të mira të futbollit tonë në skenën ndërkombëtare, të fuqizimit të ekipeve, të shkollave të futbollit, të futbollistëve të rinj, të ngritjes së infrastrukturës dhe kulturës në stadiumet tona.

Futbolli ynë pas çlirimit ka të arritura të mëdha dhe nuk e ka merituar përçarjen as denigrimin e procesit. Me keqardhje i kam përcjellë reagimet rreth këtij Kuvendi. Edhe ky kuvend zgjedhor për kryetarin e FFK-së, ka dëshmuar se mospajtimet, do zgjidhur me kohë, brenda institucionit, me garën fer dhe në pajtim me ligjin.

Suksese të mëtejme miku im, Agim Ademi!. /Demokracia.com

Të ngjashme