Lajme
Lladrovci për dorëheqjen e Hoxhës: Nuk është lajm i mirë për degën e as elektoratin
Demokracia
14:23 | 08 Gusht 2021

Share:

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka quajtur lajm jo të mirë dorëheqjen e Sejdi Hoxhës nga pozita e kryetarit të PDK-së në Drenas. Duke shtuar se dorëheqja e tij nuk i bën mirë as degës as elektoratit. 

Përmes  një postimi në Facebook, Lladrovci ka thënë se organizimi i strukturave lokale të PDK-së në Drenas ka qenë çdo herë i suksesshëm dhe e kemi dëshmuar me fitoren e përhershme, nga zgjedhjet e para e deri më sot. Sipas tij, këtë e ka dëshmuar edhe Hoxha gjatë mandatit të tij.

Postimi i plotë:

Për shkak të interesimit të shumë mediave, pyetjeve të parashtruara rreth dorëheqjes së kryetarit të deritashëm, z. Sejdi Hoxha, deklaroj si vijon:

Dorëheqja e z. Hoxha nga kreu i degës së PDK-së në Drenas, nuk është lajm i mirë. Aq më pak, në kohën kur bëhet i ditur akti moral i tij.
Partia Demokratike e Kosovës, niveli qendror e lokal është duke u përgatitur për zgjedhjet lokale. Kjo dorëheqje nuk i bën mirë as degës, as elektoratit e as garës elektorale.

Dorëheqjen e z. Hoxha e shoh me keqardhje edhe si kandidat i PDK-së për mandatin e dytë në krye të Drenasit. Organizimi i strukturave lokale të PDK-së në Drenas ka qenë çdo herë i suksesshëm dhe e kemi dëshmuar me fitoren e përhershme, nga zgjedhjet e para e deri më sot. Këtë e ka dëshmuar edhe z. Hoxha gjatë mandatit të tij.

Gjithsesi, z. Hoxha i uroj sukses në punë dhe vazhdimin e aktivitetit politik, në adresën e vetme dhe të sigurt për mirëqenien e qytetarëve të Drenasit, PDK-në.
Me nderime,
Ramiz Lladrovci /Demokracia.com/ 

Të ngjashme