Kryetari i komunës së Drenasit, ramiz Lladrovci, ka bërë homazhe dhe ka ngushëlluar familjen e ish presidentit të ndjerë, Bujar Nishani, njëherësh “Qytetar Nderi” i Drenasit, së bashku me bashkëshorten e tij, Shemsien, ish ambasadorin Nait Hasanin dhe diplomatin Arben Loshin.
Lladrovci ka shkruar se për vitet sa ka shërbyer në Tiranë si Ambasador, Presidentin Nishani e kishte krah të fuqishëm për promovimin e Republikës së Kosovës në qarqet diplomatike në Tiranë, të drejtave tona në skenën ndërkombëtare dhe diplomacinë tonë të re”.
Tek ai, gjeta një mik të jashtëzakonshëm, gjithmonë të gatshëm për të dhënë kontribut për Kosovën dhe interesin kombëtar. Prandaj, me meritë të plotë, në vitin 2017, Presidentin Nishani, në mënyrë unanime, Asambleja komunale e Drenasit, me propozimin tim, e shpalli “Qytetar Nderi” i Drenasit, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë i Lladrovcit në fb:
Sot, me bashkëshorten time Shemsien, ish ambasadorin, Nait Hasani dhe diplomatin Arben Loshi, kemi bërë homazhe dhe ngushëlluam Familjen e ish Presidentit Bujar Nishani, në Tiranë. Kështu, ia dhamë lamtumirën e fundit, një njeriu të mirë, të sinqertë dhe modest, një burrështetasi që parësore e kishte interesin e kombit shqiptar.
Për vitet sa kam shërbyer në Tiranë si Ambasador, Presidentin Nishani e pata krah të fuqishëm për promovimin e Republikës së Kosovës në qarqet diplomatike në Tiranë, të drejtave tona në skenën ndërkombëtare dhe diplomacinë tonë të re.
Tek ai, gjeta një mik të jashtëzakonshëm, gjithmonë të gatshëm për të dhënë kontribut për Kosovën dhe interesin kombëtar. Prandaj, me meritë të plotë, në vitin 2017, Presidentin Nishani, në mënyrë unanime, Asambleja komunale e Drenasit, me propozimin tim, e shpalli “Qytetar Nderi” i Drenasit.
Propozimi dhe arsyetimi që të bëhej “Qytetar Nderi” i komunës së Drenasit, për Presidentin Nishani, ishte i thjeshtë dhe përmbajtjesor. Ne kemi parë dhe vlerësuar gjithë punën e tij të palodhshme për Kosovën dhe kombin tonë si dhe angazhimin e fuqishëm përafrues qytetar, politik e institucional.
Sot, Shqipëria dhe kombi ynë, po ndahet fizikisht nga Presidenti Nishani, por, ai la trashëgimi kulturën politike të tolerancës, mirëkuptimit, bashkëpunimit dhe qytetarisë me sinqeritet, modesti dhe atdhetarizëm.
Komuna e Drenasit mbeti pa qytetarin e rrallë, përkrahësin e Drenasit, Drenicës dhe Kosovës, përkrahësin e vlerave më të mira të kombit, diplomacisë dhe qytetarisë, në synimet tona të përbashkëta integruese.
I përjetshëm është kujtimi për Presidentin Bujar Nishani!
Lamtumirë mik!