Sport
Lladrovci nga stadiumi grek, poston stemën e UÇK-së: Përpara shqiponja!
Demokracia
21:36 | 12 Qershor 2022

Share:

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, nga stadiumi grek ku po luhet loja Kosovë-Greqi, ka postuar stemën e UÇK-së dhe foto nga loja, me përshkrimin: Përpara shqiponja.

Greqia dhe Kosova janë duke u përballur në kuadër të Ligës së Kombeve, ndërsa sfida kryesisht po përcjellt me provokime të shumta nga tifozët grekë të cilët shpalosën vazhdimisht flamujt serb në drejtim të “Dardanëve”.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Në Ditën e Çlirimit të Kosovës, duke përcjellur krenarinë tonë, kombëtaren e Kosovës në futboll, përball Greqisë.

Kemi ardhur për fitore, vetëm fitorja është përmasa e kësaj date historike. Përpara shqiponja./Demokracia.com/

Të ngjashme