Sport
Lladrovci nga Spanja: Me lojë pi dalldisim, edhe njohjen pe marrim
Demokracia
22:07 | 29 Mars 2021

Share:

Kosova të mërkurën do ta zhvillojë njërën nga ndeshjet me të vështira të saj në kampanjën kualifikuese për Botërorin “Katar 2022”.

Dardanët ndeshen me Spanjën në një sfidë tejet të vështirë e cila vjen pas disfatës të dielën me Suedinë në “Fadil Vokrri”, shkruan Demokracia.com.

Spanjollët që njihen si një superfuqi në botë, këtë herë është sjellur në mënyrë skandaloze karshi Kosovës, duke ia mohuar shtetësinë.

Tashmë ekspedita e Kosovës ka mbërritur në Sevilla aty ku luhet ndeshja të mërkurën, derisa bashkë me Kosovën ka udhëtuar edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se ekipi i Kosovës është gati për të marrë rezultat të favorshëm.

Postimi i Lladrovcit:

Me shqiponjat tona. Me lojë, presim me i dalldisë, po edhe njohjen me gjasë po e marrim…Krenar me futbollistët, xhudistët dhe sportistët tanë që gjithandej botës na bëjnë krenar. Presim të dalim faqebardhë. Përpara djem ju priftë e mbara! /Demokracia.com

Të ngjashme