Lajme
Lladrovci në shënimin e Kongresit të Manastirit: Nga kjo datë, shqiptarët do të jenë me gjuhë dhe alfabet të pandarë
Demokracia
21:23 | 22 Nëntor 2022

Share:

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot, mori pjesë në Akademinë solemne kushtuar përvjetorit të 114-të të Kongresit të Manastirit dhe me këtë rast ka deklaruar se “Kongresi i Manastirit është ndër ngjarjet më madhore të kombit, duke unifikuar alfabetin me të cilin shqiptarët nga kjo datë, do të jenë me gjuhë dhe alfabet, të pandarë”.

Nderim i përjetshëm kontribuuesve të Kongresit të Manastirit dhe atdhetarëve tjerë që me jetë u vunë në shërbim të kauzës së kombit deri në ditët e sotme dhe vazhdojnë ruajtjen e gjuhës dhe shkrimit shqip, kudo jetojnë, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Në Shkup, pas marrjes së çmimit Evropian për Qeverisje të Shkëlqyer nga Shoqata Evropiane për Demokraci Lokale – Alda, mora pjesë në Akademinë solemne kushtuar përvjetorit të 114-të të Kongresit të Manastirit.

Në Akademi, ishin të pranishëm Ali Ahmeti, Talat Xhaferi, Dimitar Kovaçevski, Artan Grubi, ministra, deputetë e personalitete tjera nga të gjitha trojet shqiptare.

Kongresi i Manastirit është ndër ngjarjet më madhore të kombit, duke unifikuar alfabetin me të cilin shqiptarët nga kjo datë, do të jenë me gjuhë dhe alfabet, të pandarë.

Nderim i përjetshëm kontribuuesve të Kongresit të Manastirit dhe atdhetarëve tjerë që me jetë u vunë në shërbim të kauzës së kombit deri në ditët e sotme dhe vazhdojnë ruajtjen e gjuhës dhe shkrimit shqip, kudo jetojnë!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ramiz Lladrovci (@rlladrovci)

Të ngjashme