Lajme
Lladrovci në 5 vjetorin e shpalljes së Mimi Kodhelit “Qytetare nderi” e Drenasit uron që ajo të bëhet Presidente!
Demokracia
20:23 | 13 Maj 2022

Share:

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në pesë vjetorin e shpalljes së Mimi Kodhelit “Qytetare nderi” e Drenasit, i ka uruar asaj që të bëhet Presidente. Postimi i plotë i Lladrovcit: Para 5 vitesh, Asambleja e komunës së Drenasit, aprovoi njëzëri kërkesën time për t’ju shpallur “Qytetare nderi”, znj. Mimi Kodheli.

Nga ajo kohë, si Ministre e Mbrojtjes, si deputete, si kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme e Kuvendit të Shqipërisë dhe nënkryetare e Asamblesë së NATO-s, Ju znj. Mimi na bëni krenar. Në këtë pesë vjetor, si “Qytetare nderi” e Drenasit, urojmë që Ju të bëheni Presidente e Shqipërisë!

Të ngjashme