Lajme
Lladrovci: Miqësia Kosovë-Austri pastë jetë të gjatë sa popujt tanë
Demokracia
16:10 | 16 Maj 2023

Share:

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë pjesë sot në themelimin e Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, me ç’rast ka theksuar “kjo miqësi, u formalizua sot, por kjo, ka vepruar moti, nga koha kur dijetarët austriakë, e veçuan popullin shqiptar nga popujt tjerë të Ballkanit, duke identifikuar vlerat e gjuhës, dokeve tona dhe territorit kompakt”

Lladrovci ka uruar që kjo miqësi “ta ketë jetën e gjatë e të begatë me lidhje të fuqishme ekonomike, kulturore dhe të gjitha fushat tjera me interes të përbashkët”.

Postimi i plotë:

Mora pjesë në themelimin e Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, bashkë me personalitetet institucionale e shoqërore të dy vendeve tona.

Kjo miqësi, u formalizua sot, por kjo, ka vepruar moti, nga koha kur dijetarët austriakë, e veçuan popullin shqiptar nga popujt tjerë të Ballkanit, duke identifikuar vlerat e gjuhës, dokeve tona dhe territorit kompakt.

Austria gjatë historisë u gjend në anën e të vërtetës, duke u bërë avokat i të drejtave tona në skenën ndërkombëtare dhe ne këtë nuk e harrojmë. Kjo miqësi le të ketë jetën e gjatë e të begatë me lidhje të fuqishme ekonomike, kulturore dhe të gjitha fushat tjera me interes të përbashkët.

Në foto, bashkë me Imerin, jam me njërin nga miqtë më të spikatur të popullit tonë, me eurodeputetin Lukas Mandl, i cili mbron fuqishëm të drejtat tona dhe promovon vlerat e Republikës së Kosovës. Kjo miqësi pastë jetë të gjatë sa vet popujt tanë!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ramiz Lladrovci (@rlladrovci)

Të ngjashme