Lajme
Lladrovci merr pjesë në inaugurimin e shtatores së Hasan Prishtinës në Vlorë
Demokracia
16:39 | 07 Maj 2022

Share:

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mori pjesë në inaugurimin solemn të shtatores së tribunit popullor, Hasan Prishtina në Vlorë.

Jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës, është libër përbashkues leximi, për gjeneratat atdhetare, për aq sa të ekzistojë kombi ynë, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Sot, pata nderin të jem pjesë e inaugurimit solemn të shtatores së tribunit popullor Hasan Prishtina në Vlorë, në prani të personaliteteve të shumta qendrore e lokale nga Kosova, Shqipëria dhe trojet tjera etnike.

Shtatorja madhështore në Vlorë e ideologut të Pavarësisë, Hasan Prishtinës, begaton mesazhin e çështjes kombëtare, shtetit shqiptar dhe historisë tonë të re.

Vlora heroike dhe mësimet e Hasan Prishtinës, na dhanë zemër e shpirt për të rilindur energjitë tona për çlirim, me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës, është libër përbashkues leximi, për gjeneratat atdhetare, për aq sa të ekzistojë kombi ynë.

Lavdi e përjetshme ideologut të çështjes kombëtare Hasan Prishtina!

Nderim për Vlorën heroike!

Të ngjashme