Në një drekë me producentin e njohur amerikan Webster Stone dhe miqtë e tij, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka theksuar se Kosova është vend i mundësive.
“Drekë e këndshme me skenaristin dhe producentin e njohur amerikan Webster Stone, mikun dhe biznesmenin Bashkim Sinaj nga ShBA dhe bashkëluftëtarin tim, Fiton Pejën, në Prishtinë”, ka shkruar Lladrovci.
Ai më tej ka shkruar se “Kosova është vend i mundësive, ishte emëruesi i përbashkët, i kësaj dreke. Regjisori Stone, do të mbaj ligjëratë para studentëve të Akademisë së Arteve dhe Arteve Dramatike, për punën e tij. Respekt!”