Sport
Lladrovci: Granit vazhdo me suksese, lum familja e kombi që të ka
Demokracia
20:03 | 06 Dhjetor 2022

Share:

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i ka dalë në mbrojtje futbollistit shqiptar, Granit Xhaka, i cili përfaqëson Zvicrën në Kupën e Botës “Katar 2022”.

I pari i Komunës së Drenasit nëpërmjet llogarisë së tij në Instagram e ka vlerësuar lart lojtarin me prejardhje shqiptare, teksa ka shkruar se është i nderuar me shoqërinë dhe miqësinë e familjes Xhaka, shkruan Demokracia.com.

“I nderuar me shoqërinë dhe miqësinë me atdhetarin e madh Ragip Xhakën dhe yjet e qiellit shqiptar, Taulantin e Granitin. Granit, vazhdo me suksese, lum familja dhe kombi që të ka” – ka shkruar Lladrovci në rrjetin social.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ramiz Lladrovci (@rlladrovci)


Granit Xhaka ditë më parë bëri një paraqitje mbresëlënëse në ndeshjen vendimtare të Grupit G kundër Serbisë të cilën e mposhtën 2:3 duke siguruar kualifikimin në 1/16 e finales.

Veprimet e Xhakës ndaj përfaqësueses serbe u komentuan jo pak, ndërkaq në mbrojtje Xhakës i doli tanimë edhe Lladrovci./Demokracia.com/

Të ngjashme