Lajme
Lladrovci: Besimin tonë në drejtësi, nuk ka të drejtë askush ta shpërdorojë
Demokracia
12:28 | 07 Dhjetor 2024

Share:

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pasi Specialja i ka ngritur një akuzë të re ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Ai ka bërë me dije se lufta e drejtë nuk mund të zbehet nga asnjë pretendim dhe as me akuza të reja.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se besimin në drejtësi, nuk ka të drejtë askush ta shpërdorojë as me akuza të reja.

“Lufta jonë e drejtë nuk mund të zbehet nga asnjë pretendim, as me akuza të reja. Besimin tonë në drejtësi, nuk ka të drejtë askush ta shpërdorojë!”, ka shkruar Lladrovci.

Të ngjashme