Sport
Liverpooli vazhdon me fitore në Premierligë, ia merr lidershipin Cityt
Demokracia
15:23 | 30 Prill 2022

Share:

Liverpooli ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në Premierligë, duke arkëtuar pikë të plota në udhëtim te Newcastle United.

Të besuarit e trajnerit, Jurgen Klopp fituan 0:1 në stadiumin “St.James Park”, në takimin që i takoi javës së 35-të në kampionatin elitar anglez, shkruan Demokracia.com.

Baraspesha u thye në minutën e 19-të të takimit, kur mesfushori Naby Keita dërgoi topin në rrjetë për golin e parë dhe të vetmin për fatin e këtij takimi.

Keita u realizoi në portën e vendasve nga afërsia, falë edhe asistimit të sulmuesit, Diogo Jota.

Anise fituan vetëm me një gol, Newcastle United ishte shumë me fat që nuk pësoi humbje më të thellë.

Liverpooli për 90 minuta kishte 23 tentime në portën kundërshtare dhe 10 goditje në portë, krahas 2 goditjeve të vendasve.

“Të Kuqtë” kanë 82 pikë në vendin e parë, dy më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak. Newcastle United me këtë humbje mbeten në vendin e 9-të me 43 pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024