Sport
Liga e Kampionëve: Liverpooli synon ruajtjen e rezultatit, Interi mrekullinë – formacionet zyrtare
Demokracia
19:42 | 08 Mars 2022

Share:

Kryendeshja e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve do të jetë në Angli, atje ku do të përballen për herë të dytë Liverpooli dhe Interi.

Stadiumi “Anfield Road” do të jetë vendtakim i përballjes së dytë në fazën e 1/8 së finales midis Liverpoolit dhe Interit, shkruan Demokracia.com.

Ballafaqimi i parë në qytetin e modës e fituan anglezët me rezultat 0:2, andaj në sfidën e sotme Liverpooli synon ta ruajë rezultatin për t’u kualifikuar në çerekfinale të ligës më prestigjioze të futbollit evropian.

Interi në anën tjetër dëshiron mrekullinë për ta eliminuar gjigantin anglez në këtë fazë.

Dueli mes gjigantit anglez dhe kampionëve në fuqi të Italisë fillon nga ora 21:00.

FORMACIONET ZYRTARE:

LIVERPOOL: Alisson, Fabinho, Van Dijk, Thiago Alcantara, Mane, Salah, Jones, Jota, Robertson, Matip, Alexander-Arnold.

INTER: Handanoviq, Dumfries, De Vrij, Alexis Sanchez, Martinez, Perisiq, Çalhanoglu, Vidal, Skriniar, Brozoviq, Bastoni. /Demokracia.com/

Të ngjashme