Sport
Liverpooli s’i ofron kontratë të re blerjes së tyre të katërt me të shtrenjt në histori
Demokracia
14:45 | 16 Janar 2023

Share:

Drejtuesit e Liverpoolit kanë vendosur që të mos i ofrojnë vazhdim të kontratës lojtarit të Kombëtares së Guinesë, Nabi Keita, raportojnë mediat britanike.

Keita, 27-vjeçar është lojtar i Liverpoolit që nga viti 2018 dhe ka kontratë me klubin anglez deri më 30 qershor.

Ai do të largohet pa dëmshpërblim nga klubi nga “Anfield”.

Keita mbërriti në Liverpool në vitin 2018 nga Leipzig për 60 milionë euro. Në sezonet e fundit, ai ishte kryesisht në prapavijë për shkak të problemeve me formën dhe lëndimet.

Reprezentuesi i Guineas është nënshkrimi i katërt më i shtrenjtë në historinë e klubit anglez.

Keita luajti 123 ndeshje për Liverpool dhe shënoi 11 gola. Për kombëtaren e Guinesë, ai shënoi 11 herë në 50 ndeshje./Demokracia.com/

Të ngjashme