Sport
Liverpooli shkon në pushim me rezultat të pastër, Atletico me dhjetë lojtarë në fushë
Demokracia
21:50 | 03 Nëntor 2021

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë në duelin e Grupit B në Ligën e Kampionëve mes Liverpoolit dhe Atletico Madridit.

“Të Kuqtë” janë në epërsi të pastër 2-0 ndaj kampionëve spanjoll në stadiumin “Anfield Road”, shkruan Demokracia.com.

Diogo Jota në minutën e 13-të hapi serinë e golave për Liverpoolin.

Ndërkaq tetë minuta më vonë Mane ndëshkoi për herë të dytë Atletico Madridin.

Vlen të theksohet se dy asistimet në këtë pjesë të parë për Liverpoolin i ka regjistruar mbrojtësi i krahut, Alexandre-Arnold.

Gjërat për Atletico Madridin u përkeqësuan edhe më shumë në minutën e 36-të kur Felipe u përjashtua me karton të kuq. /Demokracia.com

Të ngjashme